Partia opozitare maqedonase, VMRO ka njoftuar vazhdimin e protestës edhe sonte me fillim nga ora 19:00.
Përmes një njoftimi për opinionin ata thonë se protestat do të jenë paqësore për të dhënë mesazhin se nuk pranojnë propozimin francez që dërgon në ndryshim të kushtetutës.
“Nuk ka kthim prapa. Nuk ka asnjë devijim nga Maqedonia. Sot vazhdojmë masivisht në mënyrë paqësore dhe krenare në orën 19:00 para qeverisë, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku do të njoftojmë se nuk ka ndryshim të Kushtetutës për hyrjen e bullgarëve, sepse Kushtetuta nuk është wikipedia dhe do të përfundojmë para Kuvendit”, njoftojnë nga “Ultimatum – Jo faleminderit”.
“Nuk ka montazh policor që të na trembë. Nuk ka tensione ndëretnike, por ka mbrojtje të krimit dhe tradhtisë ndaj Maqedonisë, kundër të cilave ne po luftojmë. Apelojmë që protestuesit të mos bien nën provokimet e policisë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, theksojmë se protestat e opozitës maqedonase kanë qenë te tensionuara tashmë e disa ditë.