Kremlini tha thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare. “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne shohim një qëndrim tradicionalisht të anshëm ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp të hënën. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe një ditë më parë. Autoritetet kosovare thanë se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Rreth 30 sulmues ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij. Policia e Kosovës e mori kontrollin e manastirit të dielën vonë dhe tani është duke siguruar fshatin. Më herët të hënën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko. “Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.
Read Next
1 hour ago
Pas kërcënimeve të tarifave nga Trump, Scholz takohet me Macron në Paris
2 hours ago
Limani: Për këtë vit planifikohet të ndërtohen 25 çerdhe të reja
2 hours ago
Man. Siti me ofertë maramendëse për brazilianin e Barcelonës
2 hours ago
Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë
2 hours ago
Osmani takoi deputetin e Bundestagut: U riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
2 hours ago
Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad
3 hours ago
Trump kërcënon BE-në dhe Kinën me tarifa nga 1 shkurti
4 hours ago
Toshkovski: Po mblidhen prova shtesë, nëse arratisja e Grubit ishte e organizuar
4 hours ago
Taravari: Instalohet sistemi i ri i ajrit të komprimuar në “Nënë Tereza”
5 hours ago