Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën ku po prezantohen arsenali i armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri, ka thënë se janë gjetur edhe dokumente të Milan Radoiçiqit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se është ngritur dyshimi i fuqishëm se në mesin e të armatosurve ka qenë edhe vet Radoiçiq.
“Është gjetur një dokument i aplikimit të lejes të armës së Radociq, i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale.
Dokumenti është lëshuar nga autoritetet serbe, duek ngritur dyshimin se në mesin e armatosur ka qenë edhe vet Milan Radoiçiq.”, tha Gazmend Hoxha, drejtor i PK-së.