Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është nisur drejt Kosovës, për të marrë pjesë në homazhet në nder të rreshterit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Hasani është nisur drejt Prishtinës.
Po ashtu, edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla u nis drejt Kosovës për të marrë pjesë në homazhe.
Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të efektivit të policisë Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup i armatosur serb.