Dje raportohej se bavarezët kanë nisur një ofertë drejt Torinos, për kartonin e mbrojtësit holandez, Matthijs De Ligt.
Sipas atyre lajmeve, thuhej se bavarezët kanë ofruar 75 milionë euro për mbrojtësin 22 vjeçar. Por, gjërat janë më ndryshe.
Christian Falk, i afërt me Bayernin, thotë se lajmet për ofertën e Bayern janë të pavërteta, transmeton lajmi.
Bayern dhe Juve janë në negociata, por nuk k asnjë lëvizje konkrete dhe caktim të çmimit.
Matthij de Ligt tashmë veç ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Biseda me Julian Nagelsmann e ka bindur lojtarin se ‘Allianz Arena’ është destinacioni i duhur.