Sipas disa të dhënave thuhet se në Klinikën e Onkologjisë në Shkup ka pasur rishitje të ilaçeve të pacientëve me kancer, ndërsa disa burime mdiatike supozojnë se ato ilaçe janë shitur në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë shkak në pjesë Prokuroria Publike gjatë ditës së djeshme kanë qenë në Prokurorinë e Kosovës ku kanë mbajtur një takim të drejtpërdrejtë mbi dëshmitë e siguruara në lidhje me hetimin paraprak në lidhje me Klinikën për radioterapi dhe onkologji, informoi Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë prokurorët e Kosovës shprehin se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të sigurojnë të dhënat e nevojshme.
Nga autoritete e Kosovës përmes pikave të kontaktit në Rrjetin Evropian të Drejtësisë, kanë kërkuar të dhëna specifike të nevojshme për verifikimin dhe zbardhjen e çështjes.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik është duke u zhvilluar hetim financiar, si dhe ekspertizë e detajuar e veprimtarisë ekonomike dhe financiare të Klinikës, e cila kryhet nga një ekip ekspertësh, auditorë nga Enti Shtetëror i Auditimit dhe përfaqësues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, thuhet në njoftimin e Prokurorisë publike.