LajmeRajon

Deputeti gjerman reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: E ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.

Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksandër Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.

“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.

Ai shtoi se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar Hacker.

Show More

Related Articles

Back to top button