LajmeRajon

Në kërkim të terroristëve! Vazhdon aksioni në veri të Kosovës, banorëve u kërkohet të mos dalin

Xhirimet nga ajri që kanë bërë autoritetet e Kosovës kanë dhënë një pasqyrë të qartë rreth sulmit terrorist që u bë ndaj Policisë orët e para të së dielës.

Grupit terrorist nga këto pamje shihet se i ka prirë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-së.

“Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve“, ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi publikoi xhirimet.

Ministri tashmë ka bërë përgjegjës partinë më të madhe serbe në Kosovës, Listën Serbe.

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të martën me aksionin për e kërkimit për të dyshuar e dëshmi lidhur me sulmin me të cilin u përball.

Gjatë ditës ata kanë larguar nga vendi i ngjarjes edhe autoblindën e dytë që grupi terrorist e kishte me vete.

Ndërkohë, para Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë dalë dy të dyshuarit si pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës. Për ta u caktua masa e sigurisë prej 30 ditësh burgim.

Show More

Related Articles

Back to top button