Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matt Miller, në një konferencë për media të martën tha se për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.