LajmeMaqedoni

Aliu: Plan strategjik me masa konkrete për sigurinë kibernetike

Përforcimi i sigurisë kibernetike, veçanërisht në këtë periudhë, kur lufta teknologjike po sofistikohet e po bëhet  gjithmonë e më “e ashpër”, kthehet çdo ditë në një sfidë, e cila kërkon gjithmonë vëmendje, angazhim e bashkëpunim, porositi ministri i  Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu gjatë pjesëmarrjes në seminarin “diplomacia kibernetike” në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “Xhorxh S. Marshall” në Garmish – Partenkirhen, Gjermani.

Në seminar po diskutohet për sigurinë kibernetike në botë dhe sfidat më të reja në këtë fushë, ndërsa Aliu, siç informon sot Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, u përqëndrua në masat që duhet të ndërmerrenpër për një mjedis të sigurt kibernetik.

 Aliu tha se mjedisi i sigurt kibernetik nuk funksionon pa bashkëpunim dhe mekanizma përkatës.

 “Sfidat në fushën e sigurisë kibernetike, janë ‘të papritura’, sulmet mund të jenë të brendshme apo të jashtme dhe nuk bëjnë dallim mes vendeve shumë të mëdha apo të vogla. Ne, të gjithë gjendemi në pozitën e njëjtë.Prandaj, vetëm përmes bashkëpunimit, investimeve serioze dhe duke ndërtuar plan strategjik me masa konkrete, duke përfshirë buxhet të dedikuar në teknologji të avancuara dhe burime njerëzore për zhvillimin e këtij sektori, mund t’u përgjigjemi sfidave të së ardhmes”, tha Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button