Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke mos dhënë detaje më shumë.
“Mund të ju konfirmoj që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu”, ka thënë Halimi.
“Temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit”.
Pas tij në takim me Osmanin ka shkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ndërkaq për momentin në takim me të ndodhet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.