Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se me masat e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve bazë të ushqimit, në Maqedoninë e Veriut çdo shtëpi ka kursyer rreth 2.070 denarë, shkruan TV21. Bekteshi thotë se pas vendimit për çmim të garantuar te pijet, pritet që kursimi të shkojë në 2.500 denarë.
“Krahasuar me 1 gushtin, çmimet që kanë qenë me pakicë dhe ajo që ishte me 20 shtator, pothuaj se secila amvisëri në shtetin tonë, ka kursim prej rreth 2.070 denarëve nga të gjithë ata produktet që janë ngrirë nga Qeveria, këtu nuk hyjnë pijet dhe pijet joalkoolike dhe alkoolike, që me siguri, sipas përllogaritjeve tona, do të arrin në rreth 2.400-2.500 denarë kursim në çdo amvisëri në shtetin tonë”, theksoi Bekteshi/tv21.tv