Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë Celsius.
Në Gostivar do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.