LajmeRajon

Vuçiç sulmon Ramën: S’është hera e parë që nuk e thotë të vërtetën, Serbia shpalli ditë zie edhe për policin e vrarë!

Presidenti Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia shpalli ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë, si për shtetasit serb ashtu edhe për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për emisionin Oko në RTS, Vuçiç komentoi deklaratën e kryeministrit Rama, duke theksuar se dita e zisë ishte për të gjithë viktimat.

“Serbia ka caktuar ditë zie për ngjarjet tragjike në Kosovë dhe Metohi, për vdekjen e të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe për policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën.

Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë shpallur ditë zie për serbët e vrarë. Ne shpallëm ditë zie për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që Rama nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiç.

Ndërsa shtoi: “Unë do t’ju tregoj se si duket hipokrizia kur dikush ju predikon për vlerat evropiane, edhe pse ne i përmbahemi atyre. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi tetë vjet më parë në Kumanovë, kur terroristët shqiptarë, terroristë të vërtetë sulmuan shtetin sovran të njohur ndërkombëtarisht të Maqedonisë, një vend anëtar i OKB-së, një detaj shumë i rëndësishëm. Rreth tetë policë maqedonas u vranë. Cfare ndodhi? Në atë kohë nuk na predikonte as Rama, as askush nga BE-ja, u shpreh Vuçiç dhe tregoi fotografi të varrimit shtetëror në Prishtinë në vitin 2015, me uniforma të UÇK-së.

Vuçiq më pas tregoi një fotografi të monumentit të luftëtarit të UÇK-së, Beg Rizajt.

“Ky është Beg Rizaj, një nga terroristët e vrarë dhe kjo është përmendorja që i është ngritur në Deçanin e famshëm. Ramush Haradinaj viziton monumentin dhe vendos qirinj. Tregon aq shumë për parimet e tyre, për të ardhmen evropiane dhe gjithçka tjetër”, theksoi Vuçiç.

Presidenti serb thekson se serbët e vdekur në Kosovë e Metohi nuk do të jenë kurrë terroristë për të.

“Serbët e vrarë janë familjarë, baballarë të fëmijëve. Ne do ta bëjmë punën tonë në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe kjo do të thotë se ne do të veprojmë si shtet ligjor, se do të shikojmë, do të shqyrtojmë gjithçka që ka ndodhur, por sot, siç them unë, dimë shumë më tepër. Ne u tronditëm nga fakti që EULEX-i u refuzua dhe se EULEX-i hesht, se nuk lëshon njoftim publik për hyrjen në aksion operacional në veri të Kosovës. Unë do t’i kërkoj që t’ju tregojnë nga droni vrasjen e një polici”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button