LajmeRajon

Pamjet e Radoiçiqit në krye të grupit terrorist, Clark: Si është e mundur që një individ i i tillë të udhëheqë një parti në Kosovë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, ka thënë se pamjet që dëshmuan pjesëmarrjen e Millan Radojçiqit në sulmin terrorist në veri të Kosovës janë dëshmi e mëtejshme e përfshirjes së qeverisë serbe.

Clark thotë se serbët që morën pjesë në sulm duhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës. Ai pyet se si një individ si Radojçiqi mund të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovës, teksa këtu përmend ish presidentin Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte.

“Kjo është një dëshmi e mëtejshme e përfshirjes së qeverisë serbe. Incidenti tregon për rrezikshmërinë që mund të ketë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Incidenti është tregues i një lidhje me Serbinë, vendosjen e një shteti policor ushtarak që mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm shkatërrimi brenda Kosovës.

Serbët që morën pjesë në sulm duhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës. Mendoj se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për të qenë në mënyrë efikase kudo në Kosovë. Nëse është e nevojshme të kontrollojë manastiret serbe nëse në to strehohen individë ndaj të cilëve janë vënë sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përse një individ i tillë duhet të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovë? Si mund të lejohet kjo? Zoti Thaçi, ndaj të cilit janë ngritur akuza, është ende në burg në Hagë. Pra, duhet të ketë një masë mirëkuptimi nga të dyja palët për sundimin e ligjit në Kosovë”, shprehet Clar në një intervistë për Zërin e Amerikës. /Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button