LajmeSport

Messi dhe Mbappe përplasen për të ardhmen e Neymarit në PSG

Dy yjet kryesore të Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe thuhet se janë përplasur në lidhje me të ardhmen e bashkëlojtarit te tyre brazilian, Neymar Jr.

Mbappe së fundmi rinovoi kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit 2025, duke refuzuar publikisht Real Madridin për ta bërë këtë.

Shumë besojnë se vendimi i tij për të qëndruar i ka dhënë atij fuqi të paprecedentë në mesin e sulmuesve në Parc des Princes dhe kanë pohuar se një nga veprimet e tij të para është të detyrojë Neymar të largohet.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Messi dhe Mbappe janë përplasur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tyre te Paris Saint-Germain, Neymar Jr.

I pari dëshiron që braziliani të qëndrojë në Parc des Prince, ndërsa i dyti beson se do të ishte më mirë të largohej.

Megjithatë, pavarësisht se çfarë dëshiron PSG, kuptohet se është shumë e vështirë për Neymar që të largohet nga klubi francez.

Kontrata e tij është në fuqi deri në verën e vitit 2027 dhe do të ishte shumë e shtrenjtë të ndahej me të – ai fiton 32 milionë dollarë në sezon. Forma e 30-vjeçarit nuk e bën më atë tarifë aq të vlefshme. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button