LajmeMaqedoni

Gjyqësori proteston për rritje të pagave 78%!

Administrata e Gjyqësorit ka radikalizuar protestën duke kërkuar rritje të pagave prej 78% dhe kthimin e shtesave prej 35%. Ata sot bllokuan rrugët nga Kuvendi, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria. Në Prokurori dhe Gjykata po procedohen vetëm rastet urgjente për paraburgime për vrasje e të tjerë. Lëndët janë duke u grumbulluar dhe greva dy orësh dalëngadalë ka nis të rëndoj situatën. Kryetari i SPOGJ-it Tërpe Deanoski tha se nga 2000 të punësuar në gjykata, 1000 janë këtu në Shkup dhe se ky duhet të jetë mesazh i mjaftueshëm për autoritetet, të cilët sipas tyre nuk po i pranojnë në takime për bisedime.
Ai shpjegoi se paga mesatare e shërbimit gjyqësor është 24,000 denarë, që është larg nga paga mesatare në vend, e cila është mbi 36,000. Presin që me rishikimin e buxhetit, të plotësohen kërkesat e tyre.

“Nga ajo që kërkojmë, edhe po të marrim 78% rritje të pagave asnjë nga këta të punësuar nuk do të kalojë pagën mesatare në vend, por do t’i afrohen. Puna në gjykata është ekipore, nëse një punonjës nuk bën punën e tij, gjyqtari nuk do të jetë në gjendje të gjykojë. Javën e ardhshme kolegët e Avokaturës së Shtetit paralajmëruan grevë. Kolegët e prokurorisë dje kanë nisur grevën. Nëse kolegët nga gjykatat, njerëzit që janë këtu, nisin grevë, i gjithë gjyqësori do të paralizohet. Patjetër ta kuptojnë se nuk mund të jetohet e nuk është korrekte, njëri në gjykatë të merr pagë të majme, kurse pagat tona ndaj tyre të jenë 1 ndaj 6 apo 7”, tha Terpe Deanovski, Kryetar i SPOGJ-it. /Adnan Qaili

Show More

Related Articles

Back to top button