LajmeMaqedoni

Osmani në intervistë tha se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqpërdorur në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo shkakton shumë zhgënjim.

“Unë jam krenar për përkushtimin e elitës të politikanëve dhe të popullit, të cilët rrezikuan çdo gjë dhe qëndruan në qëllimin që për t’ju bashkangjitur BE. Ekziston një besim i vërtetë se nuk ka alternativë, përndryshe njerëzit do ta kishin braktisur këtë rrugë shumë kohë më parë. Edhe njerëzit që nuk e njohin dinamikën gjeopolitike e kuptojnë shumë mirë se për këtë vend BE-ja është ajri që duhet të thithim”, tha Osmani.

Ministri gjithashtu është pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëj kërkesa të tjera pas ndryshimet kushtetuese, në të cilën ai u përgjigj se ai ishte i sigurt se Bullgaria do të paraqes edhe kushte të tjera.

“Fatkeqësisht ne kemi qenë të zhgënjyer shumë herë, dhe dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”, tha Osmani.

Megjithatë, Osmani mendon se qëllimi është që tema nga interpretimet historike dhe çështjet e identitetit të zhvendosen në të drejtat e njeriut dhe të pakicave, sepse ne jemi të mirë në këtë. Ai shpjegoi se Maqedonia e Veriut ndërtoi një model unik të një demokracie funksionale multi-etnike

Show More

Related Articles

Back to top button