LajmeMaqedoni

Pritje të gjata në Tabanoc – Mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes për Bajram  

Kolona të gjata të automjeteve. Udhëtarë të rraskapitur nga udhëtimi. Sirena pa pushim.

Kjo është një ditë e zakonshme në vendkalimin kufitar të Tabanocit.

Në prag të festës së Bajramit, mërgimtarët mezi presin të arrijnë në vendlindje. Shprehin revoltë se pritjet janë të panevojshme.

“Modeli One Stop Shop në vendkalimin Tabanocë-Preshevë nuk po kryen punë, pasi që kolonat e gjata i kanë ngjitur dy pikat kufitare. Tani jemi në mesditë dhe posa ka filluar të krijohet një kolonë e gjatë dhe pritjet janë më shumë se një orë. Qytetarët që i anketuam thonë se kjo pritje nuk ja vlen pasi që nuk kanë pritur askund tjetër nga Evropa deri këtu në të hyrë të Maqedonisë. Të tjerët që presin me familjet e tyre, përpiqen të gjejnë një lidhje tjetër për të devijuar kolonën dhe për të arritur sa më shpejtë në shtëpi”.

“Kolona shumë dhe duhet të kthehem mbrapa, më vjen shumë keq se çdo vit që vijmë i kemi të njëjtat probleme, edhe fëmijët tanë për këto pasoja nuk vijnë për pushimin e rregullt, por të gjithë presin kur të lirohet. Normal, ne e kemi tash pushimin jo në shtator-tetor duhet të vijmë e të ketë njëfarë rregulli këtu”, thotë një qytetar.

“Për pushim erdhëm vetëm për festën e Bajramit dhe sërish kthehemi. Kjo ndodh vetëm në Maqedoni, pritje kaq të gjata nuk ka as në Serbi, as në Kroaci, as në Slloveni”, shprehet një qytetar tjetër.

Përveç veturave, me orë të tëra presin edhe autobusët përplot mërgimtarë. Disa prej tyre thonë se nga 24 orë rrugëtim, 4 orë presin në prag të shtëpisë.

“Prej Italie vijmë, s’kemi prit shumë, por tash të shohim mund të presim nja 5 orë. Ende nuk ka filluar mirë, ende nuk e dimë se a do të ketë sikur vitet tjera”, u shpreh një qytetar.

“Atje nuk kemi pritur shumë në kufirin e Hungarisë, përpara prisni 10-12 orë tani e kanë rregulluar pak por këtu sikurse sot edhe javën e kaluar e njëjta situatë ishte”, tha një  tjetër qytetar.

Nga Ministria e Brendshme thonë se Vendkalimi kufitar i Tabanocit është më i ngarkuari në vend dhe përveç shtetasve tanë, përmes saj kalojnë edhe transit.

Muaji korrik është më i frekuentuari i vitit, ndërsa këto dy ditë më shumë, ngaqë mërgimtarët nga mbarë Evropa vijnë në vendlindjen e tyre për festën e Bajramit./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button