Forumi i grave të LSDM-së sot në konferencën për shtyp në Kuvend ka reaguar për ngjarjen në seancën, ku deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Sojanoska, akuzoi zv. kryeministri, Bojan Mariçi tha se ai i ka dërguar puthje dhe ja ka mbyllur syrin.
“Është e pa tolerueshme të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për të thënë këto lloj gënjeshtra, atë nuk e duan qytetarët. Çdo ditë i dëgjojmë gënjeshtrat e Dafina Stojanovska që thotë në foltoren e Kuvendit.
Kjo lloj sjellje e deputetes që nuk kursen fjalët helmuese është në kundërshtim me vlerat dhe angazhimet e lobit të grave parlamentare dhe nuk është në interes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, tha Lolita Risova, deputetja e LSDM-së.
Nga Forumi i Grave të LSDM-së thonë se Mariçiq ishte dhe është luftëtare për barazi gjinore, promovues i barazisë dhe përkrahëse i fuqishëm i politikës progresive dhe demokratike të Maqedonisë./Telegrafi/