Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu ka rinovuar kontratën me skuadrën spanjole të Rajo Valejkanos.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në fund të sezonit 2024-2025.
Kujtojmë se mbrojtësi anësor shqiptar ka kaluar te Valejkano në vitin 2021 nga Almeria, ku është paraqitur 35 herë, duke shënuar edhe një gol.