Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja e Kuvendit tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë amendament nëse shtrohet mundësia që me propozimligjin e ri për amnisti të përfshihen edhe personat e dënuar për vrasjen në Liqenin e Smilkovës apo siç njihet në opoinion, rasti “Monstra”, përcjell KlanM.
“Posa të hyjë ligji në procedurë parlamentare, nëse do të ketë raste siç i përmendni ju, grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë një amendament me të cilin do të përjashtohen nga mundësia për amnisti”, tha Kovaçevski.Ligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë ka ngritur shumë debat në opinion. Arsyetimi i propozuesit është se në burgjet e vendit ka mbipopullim, ndërsa kushtet janë jonjerëzore. Për këtë arsye, duhet të lirohen të burgosurit e veprave më të lehta.