LajmeMaqedoni

Grubi: Qeveria mbështet fuqishëm çdo investim që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kanë marrë pjesë në hapjen solemne të elektrocentralit fotovoltaik më të madh në Ballkan të kompanisë “Mеy Energy” në Novaci, me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike prej 55MW.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka theksuar se Qeveriа qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike.

Show More

Related Articles

Back to top button