Vala e rritjes së çmimeve dhe buxheti familjar në RMV ishte temë diskutimi në tryez të rrumbullakët në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Sipas panelistëve 8 % e të varferve janë të punesuar.
Rektori Universitetit Nënë Tereza në Shkup Izet Zeqiri njoftoi se vendi ynë është lider në rajon në aspektin e varferise ku 3% e popullates jetojnë me vetëm 1.9$ në ditë, ndërsa diku 8% e të varferve janë të punesuar raporton Klan M.
“Ajo që është më e rëndësishme është fakti se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë në vend, ku varfëria arrin në 22%, dhe ky numër është relativistisht i madh, ku 440 mijë qytetarë jetojnë në varfëri dhe diku 8% e të varferve janë të punesuar, 45 % janë të pa punët e varfër dhe 7% pensionistet. Ajo që është indikative të themi është se Maqedonia është lider në rajon në aspektin e varfërisë absolute ku 3% e popullsisë jetojnë vetëm me 1.9$ në ditë dhe 23.7% e qytetarëve jetojnë me 5.5$ në ditë.” – deklaroi Izet Zeqiri, rektor i UNT-së.
Zeqiri gjithashtu shtoi se Qeveria duhet të dalë me masa konkrete për zbutjen e varfërisë dhe masa të tjera për të stabilizuar efektin spekulativ të rritjes së çmimeve përmes inspektimeve të ndryshme.
Ndërsa Bukurie Imeri Jusufi tha se njëri ndër rekomandimet që u diskutua në këtë tryez ishte që të shihet mundësia e zvogelimin e akcizave.
“Disa nga rekomandimet tona ishin të shihen. mundësia e uljes së akcizës për të ulur barrën e familjeve, sepse kemi rreth 40% rritje vetëm për ushqimin dhe 18% rritje të çmimit të energjisë së naftës vetëm për një vit” – tha Bukurie Imeri Jusufi, paneliste.
Qellimi i kësaj tryeze ishte për të bërë një analizë të detajuar për një periudhë 12 vjeçare, për të parë se ku ndodhet vendi ynë para sfidave me rritjen e çmimit dhe si ndikon e gjithë kjo në buxhetin e familjes.