Angel Di Maria vazhdon të shënojë dhe t’i dhurojë fitore Benfikës.
Pasi realizoi ëndrrën e jetës për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij në Botërorin e Katarit, El Fideo u rikthye te Benfika.
Sulmuesi i djathtë nisi në verë aventurën e dytë me “Shqiponjat e Lisbonës”, duke riveshur fanellën e kuqe pas plot 13 vitesh. 35-vjeçari nga Rosario ndodhet në formë të shkëlqyer, pavarësisht shumë viteve mbi supe.
Të premten vendosi klasiken ndaj Portos me golin e tij. Di Maria shënoi golin e fitores në mesin e pjesës së dytë ndaj rivalëve nga Oporto, të cilët luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 20′ (Cardoso u largua me të kuq).
Duke ndezur festën e madhe te tifozët e pranishëm në “Da Luz”. Fitorja 1-0 solli parakalimin ndaj Portos dhe ngjitjen e Benfikës në krye të renditjes në kampionatin portugez të futbollit.
Për momentin, pasi vendin e parë mund ta marrë Sportingu i Lisbonës në fiton në transfertën me Farensen. Me golin e fundit, Di Maria është ngjitur në kuotën e 5 realizimeve sezonale në kampionat (+2 asiste). /Supersport