Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka.
Në takim u bisedua për angazhimin politik dhe vizionin e Partisë Demokratike Evropiane për proceset politike dhe të ardhmen evropiane të vendit.
Poashtu u riafirmua qendrimi se e ardhmja e rajonit nuk ka opcion tjetër përveç integrimit të plotë në Bashkimin Evropian prandaj ashtu si kanë hecur deri më tani Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria krah për krah, duhet të vazhdojnë bashkarisht rrugëtimin evropian dhe në këtë konteks u vlersua se ndryshmet kushtetuese në Kuvendin republikan duhet të votohen sepse me ketë betonohet edhe orientimi pro-evropian i vendit.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimësi të komunikimit i cili është në shërbim të arritjes së aspiratave të përbashkëta dhe rrumbullaksimin e integrimit të dy shteteve tona në kuadër të Bashkimit Evropian.