LajmeMaqedoni

“Ndryshimet kushtetuese kur të sigurohen numrat”/Mari­çiq nuk pret bllokada të reja nga Bullgaria pas këtij procesi

Ndryshimet kushtetuese do të nxirren në votim në momentin që do të sigurohen 80 vota. Kështu u shpreh Zv/kreyministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, i cili është skeptik për numrin e deputetëve që do të përkrahin këto ndryshime, përderisa Kryeministri Dimitar Kovaçevski pak kohë më parë deklaroi se do të ketë 118 deputetë që do të votojnë pro, përveç atyre të “Levicës”.

Zv/kryeministri për çështje evropiane vlerëson se ka ende kohë deri në fund të këtij viti për të kryer të gjitha obligimet sa i përket ndryshimeve në Kushtetutë dhe futjen e bullgarëve

“Procedura ka nisur ndërsa votimi do të bëhet në momentin kur ka shanse të mira për 80 vota, përndyrshe nuk kemi përse paraprakisht ta hapim. Siç ka thënë edhe kryeministri ne disa herë flasim me të gjithë deputetët, të gjitha partitë politike dhe jemi gati. Mendoj se ka ende kohë të sillen vendimet e duhura”, tha Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se integrimi në BE nuk duhet të shihet sikur bankomat, por si proces që do ta përmirësoj cilësinë e jetës.

“Anëtarësimi në BE nuk është vetëm sa para do të fitojmë. Shumë mirë ka thënë eurokomisari Han, se nuk duhet ta shohim BE-në si bankomat ku do ta fusim kartelën dhe do të tërheqim para. Duhet të shohim më shumë se kjo, në esencë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës te ne. Europa është partneri ynë në këtë”, deklaroi Fatmir Besimi – ministër i Financave.

Të gjitha detyrimet tona me Bullgarinë janë të shkruara në letër dhe janë të inkorporuara ose në Kornizën Negociatave ose në konkluzionet që kemi nga Këshilli i BE-së nga viti i kaluar, kështu që ajo që mund të presim është e parashikueshme, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, i cili thekson se nuk pret bllokada të reja nga Bullgaria pas ndryshimeve kushtetuese.

Show More

Related Articles

Back to top button