LajmeMaqedoni

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Mbledhja e grupeve punuese të ekspertëve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është mbajtur dje në Shkup, bëhet e ditur në faqen e MPJ-së së Maqedonisë.

Gjatë takimit, të dyja palët u njoftuan me njëra-tjetrën për ecurinë e zbatimit të angazhimeve të ndërmarra në përputhje me Marrëveshjen për fqinjësinë e mirë Protokollet e takimeve të mbajtura nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Është shtuar se në bisedimet vëmendje të veçantë iu kushtua temave kryesore të dialogut politik dypalësh.

Aktiviteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunikimit me qëllim forcimin e besimit reciprok.

Show More

Related Articles

Back to top button