Në mëngjesin e sotëm do të jetë mot i freskët, ndërsa gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht mot me diell me vranësira të vogla lokale, më së shumti në rajonet malore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.
Temperaturat minimale do të arrin nga 3 deri në 14 gradë, ndërsa ato maksimalet nga 25 deri në 30 gradë.
Gjatë kësaj periudhe do të jetë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë me mëngjese të freskëta. Të enjten dhe të premten pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve lokale të shkurtra shiu, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit.
Të premten pritet të fryjë erë e fortë nga veriu, kryesisht përgjatë Povardarisë.