I morën pensionet me rritje, por nuk janë të kënaqur. 5.3% rritje nuk është asgjë përvec se një mashtrim thonë pensionistët. 700 deri në 1000 denarë më tepër nuk është se zgjidhet cështja e pensionistëve.
Një pensionist që merr pension nga Europa është i habitur me pensionet e vogla në Maqedoni
Kërkesa e pensionistëve tashmë dihet. Ata kërkojnë rritje lineare prej 3500 denarëve, por
Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, nuk mendon ashtu.
Trençevska njofoi se grupi i punës punon në masa që do ta përmirësojnë standardin jetësor të pensionistëve, pa marrë parasysh rritjen e pensioneve. Ajo gjithashtu tha se pret këtë javë të dorëzohet raporti i grupit të punës, që do të dorëzohet deri te Qeveria e RMV-së.