Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ishte koordinuar dhe i planifikuar, thuhet në një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Ne e dimë se sulmi ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, është shprehur zëvendëszëdhënësi i DASH, Vedant Patel.
Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.
Një ditë më parë, Serbia arrestoi ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç, i cili ka pranuar organizimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.