Lirohet nga paraburgimi njeriu që drejtoi sulmin terrorist në veriun e Kosovës, Milan Radojiçiç.
Gjykata serbe ka vendosur që ti ndalojë Radojiçiçit hyrjen në Kosovë.
Ish-nenkryetari i Listës Serbe pranoi se kishte udhëhequr sulmin kriminal ndaj forcave të policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit në datën 24 shtator.
Në këtë ngjarje të rëndë u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.
Pas ngjarjes forcat speciale të Kosovës goditën grupin terrorist serb duke ekzekutuar 3 prej tyre ndërsa të tjerët u arratisën nga Manastiri i Banjskës, duke u kthyer në Serbi.
Autoritetet kosovare akuzuan Beogradin zyrtar se kanë orkestruar dhe mbeshtetur sulmin kriminal ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit.