LajmeMaqedoni

Tregtarët në Maqedoni shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit

Tregtarët në Maqedoni shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë përdorin kartelat për pagesa madje edhe gjatë blerjeve në vlerë të ulët.

Tode Jovanovski, rreth të pesëdhjetave, shprehet i habitur kur shitësi në një dyqan në qendër të Shkupit i kërkon që ujin dhe cigaret t’i paguajë me para të gatshme, në të kundërtën nuk do të mund t’i marrë ato.

“Nuk është siç duhet asgjë në këtë shtet. Nuk e kuptoj pse duhet të anuloj blerjen pasi insistoj të paguaj me kartë dhe jo me para të gatshme. Nuk e kuptoj se pse më thotë se nuk e leverdis shitësin të përdorë aparatin për dy gjëra që kushtojnë 150 denarë (2.5 euro)” , thotë ai dhe largohet i nervozuar duke u nisur në një nga dyqanet më të mëdha që të blejë gjërat që i duhen, pasi edhe një herë kontrollon xhepat nëse ka para të imëta në ta.

Shitësi i cili identifikohet si Sunaj, thotë se taksat e larta bankare gjatë transaksioneve me kartela, bëjnë që gjatë shitjes së produkteve në sasi të vogla e vlera të ulëta, jo vetëm që s`ka fitim po madje të ketë edhe humbje.

Show More

Related Articles

Back to top button