LajmeMaqedoni

“Dy herë nga 30% ulje”/Ministri Aliu tregon se kur do të hiqet roamingu në vendet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë

Tashmë nga 1 tetori i këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë 30 për qind më lirë roaming gjatë udhëtimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan TV21. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se vijon 30% ulje edhe në vitin 2026, ndërsa nga viti 2028, ministri thotë se do të hiqet roamingu me vendet e BE-së.

“Qytetarët tanë dhe biznesi nga RMV-ja, kur të shkojnë jashtë shtetit, tashmë kanë 30% shpenzime më të vogla për roaming dhe e kundërta, qytetarë të BE-së, ose bizneset që janë pjesë e procesit dhe aktivitetet i kanë në RMV, do të kenë 30% ulje. Gjithashtu definuam aktivitete, “road map” , në të cilat në vitin 2026 gjithashtu do të ketë ulje për 30% dhe pritet në vitin 2028, çmimet për roaming të jenë njëjtë si çmimet për ata shërbime që i kanë në tregun vendor, kjo do të thotë se në vitin 2028, të njëjtat çmime do t’i kemi, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”, tha Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button