LajmeMaqedoni

Najçevska: Bujar Osmani nuk guxon të jetë ministër i jashtëm

Profeshoresa maqedonase, Mirjana Najçevska thotë se, Bujar Osmani nuk guxon të jetë ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i saj vjen pasi që ministri Osmani tha se, “nëse vërtetohet se Serbia ka gisht në ngjarjet në veri të Kosovës, do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen në nismën “Open Balkan”.

Osmani ka theksuar se pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje.

“Sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen shteteve tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur”, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, theksoi Osmani.

Reagimi i profesorëshës për një nismë tashmë të vdekur, e cila është zëvendësuar nga Procesi i Berlinit, duket i çuditshëm. 

Show More

Related Articles

Back to top button