LajmeMaqedoni

Bashkëshortja e ministrit Besimi për më pak se një vit ka “investuar” 220 mijë euro

Bashkëshortja e ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ka blerë dhe investuar në pronë mbi 200 mijë euro për gjithë vitin 2023. Këtë e tregojnë të dhënat e përditësuara nga pyetësori i zyrtarit qeveritar pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, raporton portali Faktor.mk

Sipas këtij portali, 3.916.100 denarë, ose rreth 65.000 euro, gjatë këtij viti janë investuar në blerjen e 1.342 aksioneve në atë që Besimi së fundmi kishte raportuar. Bashkëshortja e ka ndjekur ministrin, i cili vitin e kaluar ka blerë 702 aksione në vlerë prej 3.408.940 denarë.

Bashkëshortja e Besimit po ashtu këtë vit bleu makinën Audi Q5.  Modeli SUV luksoz, i prodhuar vetëm një vit më parë, është i regjistruar në vlerë prej 3.769.800 denarë, që do të ishte 61.000 euro.

Bashkëshortja e ministrit  gjatë vitit 2023 ka depozitë të afatizuar në valutë prej 41.532 euro, ndërsa në të njëjtën kohë në “portofolin e saj investues” ka edhe 3.300.000 denarë (rreth 55.000 euro) si depozitë me afat në denarë.

Ministria e Financave është përgjigjur me një përgjigje se nuk bëhet fjalë për një situatë të re pronësore, pra bëhet fjalë për ndryshim të strukturës së pronës nga periudha e mëparshme që është regjistruar këtë vit. 

Show More

Related Articles

Back to top button