LajmeRajon

Rama thotë se Macroni e Scholzi do të marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e fundit për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Është hera e parë që ky samit do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë.

Rama tha se në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, do të marrin pjesë 6 kryeministra të rajonit, ndërsa theksoi se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Show More

Related Articles

Back to top button