LajmeMaqedoni

Samiti i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë, sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

 Pas shumë vitesh, tani në agjendë si temë e kemi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Vazhdimi i integrimeve evropiane është kyç, ekzistojnë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Spanja qëndron fuqishëm pas Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Duhet më shpejtë t’i ndjejë përfitimet nga anëtarësimi në BE. Këto janë porositë nga takimi i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë, të Spanjës, ku po merr pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me liderët e gjithsej 47 vendeve, prej të cilave 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina.

Kovaçevski nga Granada tha se pas shumë vitesh tani si temë në agjendë e kemi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe se ky është takim jashtëzakonisht i rëndësishëm me të gjitha vendet e Evropës. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është në pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh se negociatat me BE-në i ka filluar vitin e kaluar, ndërsa procesi i përshtatjes së funksionimit të disa shteteve anëtare tashmë ka filluar në Union.

“Mendoj se jemi në një pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh që bisedimet me BE-në i kemi filluar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, BE-ja ka një interes strategjik dhe një proces tashmë të hapur për përshtatjen e tij, i cili është një proces paralel për faktin se do të duhet të funksionojë në të ardhmen me vende që kanë një numër më të madh se ky aktual. Që do të thotë se do të ketë dinamikë në anën e vendeve kandidate për anëtarësim, para së gjithash kam parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, por edhe dinamikën brenda BE-së në drejtim të përshtatjes së funksionimit të disa vendeve anëtare”, deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit,  është e rëndësishme që do të mbahet takim jozyrtar i Këshillit Evropian, ku do të diskutohen çështjet që janë të rëndësishme për ne, si për paqen dhe sigurinë në Evropë, për mbështetjen për Ukrainën, por edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Siç njoftoi edhe kryetari i  Këshillit Evropian, Sharl Mishel, tashmë ka një debat brenda BE-së në lidhje me përgatitjen e BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër proceset e anëtarësimit që vetë vendet anëtare kanë me Bashkimin Evropian”, deklaroi Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, ajo që qëndron në dokumentin e përpunuar nga Gjermania dhe Franca është pozitive për vendin tonë dhe vendet e rajonit.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që ky samit i BPE ndodh një ditë para Këshillit joformal të BE-së, në të cilin marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, me të gjithë vendet nga Evropa dhe në takimin i cili mbahet sot njëjtë në Granadë në të cilin liderët e BE-së do të fillojnë diskutime për prioritetet e Unionit në vitet e ardhshme, gjegjësisht do të diskutojnë me qëllim që ta përgatisin agjendën strategjike të BE-së për vitet që vijojnë.

Theksoi se me takimet dypalëshe me kryeministrin e Irlandës, Leo Vardakar, me kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, kanë biseduar për dinamikën e procesit të skriningut të cilin Maqedonia e Veriut e ka me BE-në, i cili po zhvillohet shkëlqyeshëm.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që ky samit i BPE ndodh një ditë para Këshillit joformal të BE-së, në të cilin marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, me të gjithë vendet nga Evropa dhe në takimin i cili mbahet sot njëjtë në Granadë në të cilin liderët e BE-së do të fillojnë diskutime për prioritetet e Unionit në vitet e ardhshme, gjegjësisht do të diskutojnë me qëllim që ta përgatisin agjendën strategjike të BE-së për vitet që vijojnë.

Theksoi se me takimet dypalëshe me kryeministrin e Irlandës, Leo Vardakar, me kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, kanë biseduar për dinamikën e procesit të skriningut të cilin Maqedonia e Veriut e ka me BE-në, i cili po zhvillohet shkëlqyeshëm.

Ai, së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Italisë, Lihtenshtajnit, Kroacisë, Shqipërisë dhe kryetarëve të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, diskutuan në një tryezë të rrumbullakët rolin e inteligjencës artificiale si bazë për inovacionet e ardhshme dhe zhvillimi në kontinentin evropian, infrastruktura digjitale, roli i rrjeteve sociale dhe nevoja për të rregulluar punën e tyre.

Liderët konfirmuan nevojën dhe urgjencën që Evropa të dyfishojë përpjekjet e saj në mënyrë që të ofrojë udhëheqje në të gjitha proceset që lidhen me veprimtarinë kërkimore dhe aktivitete të tjera që do të sigurojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale. Ata kërkuan gjithashtu bashkimin e forcave në nivel kombëtar në formimin e një qasjeje dhe nismash specifike evropiane në zhvillimin e standardeve që do të jenë konkurruese në tregun botëror.

Takimi i tretë i Bashkësisë Politike Evropiane, përfundoi me darkë te mbreti spanjoll, në Alhambrata në Granada.

Granada këtë javë është qendra e politikës evropiane. Qyteti me pak më shumë se 200,000 banorë me një trashëgimi të madhe historike dhe kulturore e ndërthurur nga tre kulturat e mëdha monoteiste – krishtere, myslimane dhe hebreje është sot nikoqir i samitit të tretë të Bashkësisë Politike Evropiane (EPC), në të cilin 27 anëtarë të BE-së janë ftuar,  17 vende të tjera fqinje, si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Ukraina, Zvicra dhe shtetet e Ballkanit.

Bashkësia Politike Evropiane synon të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin në zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. E konceptuar si një platformë koordinimi politik, e krijuar në maj të vitit 2022 me iniciativën e presidentit francez Emanuel Makron, ajo nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë. 

Samiti i parë i Bashkësisë Politike Evropiane u mbajt në Pragë në tetor të vitit 2022, i dyti në Pragë, të Çekisë, ndërsa i ardhshmi duhet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. 

Show More

Related Articles

Back to top button