Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë në Granada me presidentin francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë në Granada me presidentin francez Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.
“Në fund të një dite të gjatë, një bisedë e hapur dhe thelbësore me Presidentin Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme.
E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit, si dhe për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në Instagram.