LajmeMaqedoni

LSDM: Protestat anti-evropian të VMRO-së opozitare dhe “E Majta” pro-ruse, përpjekje për rrëzimin e Qeverisë

Nga LSDM thonë se propozimi francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë tani është përgjegjësi e Kuvendit dhe tashmë iu takon të zgjedhurve të qytetarëve që të marrin vendim për të ardhmen. Nga kjo parti thonë se protestat kundër këtij propozimi ishin tentim për ta rrëzuar Qeverinë, ndërsa ftojnë të gjithë aktorët politikë në shtet që të tregojnë përgjegjësi

“Protestat e koalicionit anti-evropian të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja opozitare  dhe e Majta pro-ruse nuk ishin kundër propozimit të fundit evropian, por sfondi i tyre ishte një përpjekje e pasuksesshme për të rrëzuar Qeverinë. Tani që informacioni për propozimin evropian është në Kuvend, të gjithë atë mund ta shohin qartë. Skenarët e përgjakshëm me krijimin e qëllimshëm të tensioneve, konflikteve, rrezikimit të stabilitetit në shtet janë në fakt një luftë për pushtet”, thonë nga LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button