LajmeMaqedoni

Kërcënohet kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 60-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikim të sigurisë.

Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski dhe familjes së tij dhe pa kurrfarë arsye fillimisht ka filluar ta ofendojë me zë të lartë, e më pas verbalisht ta kërcënojë se do ta vrasë dhe do t’i shkatërrojë jetën.

Të njëjtën ditë, në mbrëmje, i dyshuari e ka telefonuar kryetarin e komunës dhe ka vazhduar ta kërcënojë. Pasi viktima ka përfunduar bisedën telefonike, ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese në aplikacionin Viber.

Përderisa viktima ka raportuar ngjarjen në stacionin policor, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij, ka bërtitur dhe me këmbëngulje i ka rënë ziles, duke i shqetësuar familjarët.

Show More

Related Articles

Back to top button