LajmeRajon

Milivojeviç: Po shihet sa na ka dëmtuar Banjska, përndryshe ndryshe do diskutohej në Samitin e Granadës

Ish diplomati Zoran Milivojeviç ka deklaruar për “RTS” se tash “po shihet sa na ka dëmtuar rasti dhe ajo që ndodhi në Banjskë, por kjo është mundësit të sqarohen gjërat edhe pse pritet përpjekje për diskreditim të Serbisë nga disa vende, por në BE nuk ka disponim dhe pajtim që të dënohet apo sillet në pikëpyetje pozicioni i Serbisë”, transmeton “Bota Sot”.

Siç dihet në kuadër të Samitit e bashkësisë politike evropiane në Granadë sot diskutohet për Kosovën, ku po marrin pjesë rreth 50 liderë nga shumica e vendeve evropiane, dje janë diskutuar çështjet energjetike edhe të sigurisë, problemi i migrimit, mjedisit dhe lufta në Ukrainë.

Ai ka thënë se Vuçiq në takime me shumë lider të vendeve të ndryshme ka pasur mundësi të sqarojë shumë gjëra rreth rastit në Banjskë.

“Tash po shihet sa na ka dëmtuar ajo që ndodhi në BAnjsk, përndryshe krejt ndryshe do të diskutohej në samitin e bashkësisë politike evropiane. Por takimet duhen kuptuar si mundësi për sqarimin të gjërave” tha Milivojeviç, duke shtuar se sot kur në rend dite është Kosova, “priten përpjekje që të diskreditohet Serbia nga një pjesë e vendeve evropiane”.

Ai përmendi takimin e Vuçiq me Makron dhe gatishmërinë që të dëgjohet pala serbe, por u pa se kreu i BE-së ka mendim racional se dialogu nuk ka alternativë dhe duhet të jetë në plan të parë.

“Kosova sot do të jetë në rend dite dhe pritet që disa vende të akuzojnë Serbinë për situatën e fundit, Plenkoviç ka deklaruar se Banjska nuk mund të mbetet pa jehonë dhe Kroacia konsideron se Serbia duhet të dënohet. Mendoj se nuk ka disponim në Be dhe pajtim që ajo të dënohet dhe pozicioni i saj të vihet në pikëpyetje” tha ai.

Sipas tij, kjo garniturë e zyrtarëve ndërrohet në vitin tjetër dhe ka një synim që mandati të përfundojë qetë dhe që palët të kthehen në dialog.

Show More

Related Articles

Back to top button