LajmeRajon

Daçiq bojkoton foton familjare të Ministerialit në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

RTSH, nga burimet diplomatike, mësohet se Daçiqi përpara se të kryhej fotoja familjare ka pasur një takim bilateral me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte prezent në foton familjare.

Ndërkohë pak më parë nisi dhe sesioni i dytë i Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe rreth orës 12:30 pritet të mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Baerbock, komisionerit për zgjerim i KE-së dhe ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani.

Sakaq, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë takime bilaterale me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.

Është planifikuar edhe një takim i komisionerit Oliver Varheleyi me ministrat e Ballkanit Perëndimor.

Me ministrin e Britanisë së Madhe takimi i Hasanit do të mbahet në orën 16:45, ndërsa me ministrin e Jashtëm grek në orën 16:00.

Show More

Related Articles

Back to top button