LajmeRajon

Gërvalla: Të zhgënjyer nga BE, e njëanshme në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha në një deklaratë për mediat nga Tirana  se janë të zhgënjyer nga BE për shkak se kjo e fundit është treguar e njëanshme përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo nënvizoi se kërkojnë që procesi të jetë i drejtë dhe të merre parasysh interesat e të dyja palëve.

“Presidentja shumë fuqishëm është përpjekur të ndërgjegjësoj bashkësinë ndërkombëtare që jemi duke hyrë në Ballkan.

Ne nuk kemi aktor të preferuar dhe as jo të preferuar. Është e vërtetë që besimi ka humbur goxha në raport me ndërmjetësuesin e tanishëm, sepse rrjedha e fundit e negociateve kanë treguar se procesi është i njëanshëm. Nuk jemi ne ata që duhet t’i tregojmë BE se kë duhet të mbajë e kë nuk duhet të mbajë. Ajo që ne kërkojmë është një proces i drejtë dhe kërkojmë që të merren parasysh interesat e të dyja palëve. Procesi duhet të jetë i drejtë sepse vetëm kështu mund  ketë mundësi për zgjidhje të mira dhe afat gjata”-tha ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button