LajmeMaqedoni

Pushteti i përgjigjet opozitës: Takim liderësh s’ka, vlen oferta e fundit!

Kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i përgjigjet oponentit politik nga blloku maqedonas për ofertën për takim liderësh të formatit për zgjedhje të parakohshme, me qëndrimin se për të akoma vlen opcioni nga takimi i fundit të liderëve: të votohen ndryshimet kushtetuese që janë kusht për vazhdimin e procesit eurointegrues dhe të shkohet në zgjedhje parlamentare. Ndryshe, sipas kreut të ekzekutivit, do të priten zgjedhjet sipas kalendarit të rregullt.

“Unë si kryetar i LSDM-së, i autorizuar edhe nga partia ime dhe koalicioni, i kam ofruar liderit të VMRO-DPMNE-së zgjidhje: të hënën t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë e lëshojmë Parlamentin dhe shkojmë në zgjedhje, ose nëse duan mund t’i hapin ndryshimet kushtetuese, të hynë në Qeveri nën parimin e paritetit, respektivisht 50% nga ministria, plus t’i mbyllim proceset e skriningut dhe të ndryshimeve kushtetuese, t’i hapim kapitujt, të mbyllin një apo dy, që jam i sigurt se mund t’i bëjmë deri në shkurt dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Këto janë opocione që qëndrojnë akoma në tavolinë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Politiko.mk

Por kreu opozitar Mickovski është i mendimit se situata politike kërkon një takim liderësh për t’u përgatitur për zgjedhje.

“Duhet ta përgatisim atmosferën që të kemi proces korrekt të zgjedhjeve, jo vetëm të atyre presidenciale por edhe parlamentare. Pres mirëkuptim dhe përgjegjësi së paku një herë. Ne si VMRO me koalicion jemi në dispozicion për një takim të tillë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, përcjell Politiko.mk

Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickovski poashtu propozon që nikoqir i takimit të liderëve të jetë kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.(Politiko.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button