LajmeRajon

Kraske: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje

Marion Kraske, politologe dhe publiciste gjermane, ka folur për rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, posaçërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) për situatën e krijuar në terren.

Në një intervistë për rrjetin ndërkombëtar të lajmeve “Al Jazeera“, politologia gjermane ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës ishte orkestruar në Beograd, derisa ka përmendur edhe kidnapimin e tre policëve kosovarë në vijën kuftiare dhe sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) në fund të majit në Zveçan.

“Të gjitha këto ngjarje kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, gjë që do të çonte në konfliktet e armatosura. Arsyeja e kësaj agjende destabilizuese është e lehtë për t’u përcaktuar: Serbia mohon pavarësinë e Kosovës, refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës. Ky është shkaku kryesor i të gjitha manovrave dhe provokimeve përçarëse”.

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe “rolin shkatërrues” të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare në këtë drejtim, duke theksuar se pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania – ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që, sipas saj, shkon në të njëjtën linjë me qëndrimin e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës. (AP)

Show More

Related Articles

Back to top button