Një stuhi me erëra të forta dhe reshje shiu lokale ka përfshirë mesditën e sotme zonat bregdetare në Shqipëri.
Në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta.
Nga pamjet shihen pushuesit duke u larguar me shpejtësi pasi era ka ngritur rërën e plazhit dhe objekte të tjera duke paraqitur rrezik për njerëzit.
Deti gjithashtu duket i valëzuar këtë të premte. Kjo situatë ka bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit me shpresën se moti do të përmirësohet në orët në vazhdim. /Telegrafi/