LajmeMaqedoni

Rreth 200 shtetas tanë ndodhen në Izrael, Kovaçevski jemi në kontakt me vendet fqinjë

Autoritetet vendore kanë kontaktuar 50 shtetas tanë që ndodhen aktualisht në Izrael dhe ata janë lokalizuar. Këtë e njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili shtoi se numri ndoshta është më i madh pasi ka të dhëna për studentë dhe punëtorë ndërtimorë që ende janë në këtë vend, shkruan Alsat.mk.

Kryeministri shtoi se po punohet për nxjerrjen nga Izraeli të shtetasve të regjistruar në ambasadë. Megjithatë, kjo mund të ndodh vetëm me ndihmën e fqinjëve.

“Kabineti im kontakton vendet tona fqinje dhe vendet e tjera partnere që kanë linja ajrore që mund të aterojnë në aeroporte ose në Izrael ku munden ose në vendet përreth”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Nëntë turistë nga Velesi që zbarkuan në aeroportin e Tiranës janë kthyer tashmë në shtëpi. Ata ishin pjesë e fluturimit special të “Air Albania”, të organizuar nga autoritetet shqiptare për evakuimin e shtetasve të saj.

Paraprakisht shtatë shtetas të Maqedonisë nga Betlehemi janë transportuar në Jordani, prej nga pritet të kthehen në vend. Për qytetarët e mbetur të Maqedonisë, kryeministri garanton se punohet për kthimin e tyre të suksesshëm. Në këtë drejtim në Ministrinë e Punëve të Jashtme është ngritur Shtabi i Krizës. Sipas të dhënave fillestare që u njoftuan një ditë më parë, në Izrael ndodhen rreth 200 shtetas tanë. /Alsat.mk.

Show More

Related Articles

Back to top button