LajmeMaqedoni

Përgatitet strategji për Qeverisje të mirë

Sundimi i ligjshmërisë të fillojë nga partitë politike dhe vendimet madhore të mos merren në takime liderësh por në institucionet e caktuara për debat, ishte porosia kryesore e akademikut Vllado Kambovski në debatin publik të organizuar në Kuvend, shkruan Alsat.

Këto çështje ai tha se vendi duhet t’i zgjidhë menjëherë, madje para fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE.

“Ne kemi mjaftueshëm fuqi, vetëm na duhet më shumë tolerancë, mirëkuptim, dialog i vërtetë pikërisht në këto institucione si Kuvendi, me shprehje hapur të mendimit dhe të heqim dorë nga praktika e negociatave të fshehta, marrëveshjeve dhe bisedimeve të fshehta të cilat edhe kur janë të drejta, pikërisht për shkak të mungesës së transparencës sjellin dyshime se a janë ato vendimet e duhura. Dora e zgjatur e sundimit të së drejtës është parimi i qeverisjes së mirë të funksioneve publike”, tha Vllado Kambovski, akademik.

Një grup ekspertësh tashmë është duke përgatitur strategjinë nacionale për zhvillim, sundimin e së drejtës dhe qeverisjen e mire. Sfidat që ato kanë detektuar janë disa:

“Në kornizat e përforcimit të pavarësisë, efikasitetin dhe paanshmërinë e gjyqësorit përmenden këto sfida; besim i rrënuar ndaj gjyqësorit dhe varësi e lartë e gjyqësorit nga pushtetin ekzekutiv, mungesë kuadri në gjyqësor dhe në prokuroritë publike gjë që reflekton në cilësinë e drejtësisë në vendin tonë, drejtësi jo mjaft të dixhitalizuar, transparente dhe llogaridhënëse, drejtësi jo mjaft inkluzive dhe e balancuar”, u shpreh Besa Arifi, profesorë.

Sfidat në luftën kundër korrupsionit janë mungesa e kapacitetet financiar dhe e kuadrove si dhe sistem jo i duhur sanksionesh për shkeljet në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave. Pushteti dhe opozita nuk besojnë njësoj në qëllimin e mirë për reforma në sistemin e drejtësisë dhe të qeverisjes së mirë.

Debati u realizua në Komisionin për çështje evropiane në Kuvend. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button