LajmeRajon

Turqia nga sot udhëheq trupat e KFOR-it në Kosovë

Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në ora 11:00.

Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Presidentja Osmani kishte shprehur besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu, gjatë takimit Osmani kishte theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë. 

Show More

Related Articles

Back to top button